Moti i keq që ka prekur gjithë vendin ditën e sotme, ka ‘paralizuar’ edhe punën në disa sektorë, përfshi hidrocentralin e Fierzës.

Sipas burimeve bëhet me dije se aktualisht në HEC-in më të madh në vend, Fierzë, nuk po prodhohet energji elektrike.

Po ashtu bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të dendura, ende nuk kanë nisur shkarkimet, me qëllim ruajtjen e rezervës ujore