Qyteti i Himarës është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë. Kjo ka shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Përmbytje janë shënuar edhe në Qeparo, ku vërshimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në banesa, rrugë dhe oborre. Megjithatë situata më e vështirë paraqitet në lagjen “Valta”.
“Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese. Jemi të gjithë në krye të detyrës për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe zhbllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve”, shkruan kreu i Bashkisë Vangjel Tavo.
Si pasojë e ndërprejes së rreshjeve intensive të shiut, është ulur intensiteti i prurjeve, por dalja nga shtrati e përroit ka sjellë depozitime balte dhe materialesh inerte. Gjë e cila ka krijuar problematika në rrugë dhe në qarkullimin e automjeteve. Në kuadër të kësaj, bashkia ka bërë thirrje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo emergjente.




