ksi rrugor Elbasan–Gjinar është bllokuar paraditen e sotme si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj jave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, ku masa të mëdha dheu kanë zënë trupin e rrugës, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve.

Në zonë pritet ndërhyrja e ekipeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes në aksin që lidh disa fshatra të njësisë Shpat. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment deri në njoftimin e radhës.