Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan, ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra.
Reshje dëbore ka pasur edhe në zonat minerale në Thekën të Martaneshit, si dhe në zonën e Tërnovës, ku punojnë minatorët.
Ndërkohë, policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve, të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë.