Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, duke shkaktuar edhe probleme në disa zona.
Në Vlorë, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë. Nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.
“Përshëndetje, Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit ‘EUROPEAN STAR’ e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit”-, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit.



