Një turist çek është plagosur në një aksident të shënuar pasditen e sotme në zonën turistike të Thethit.
Ngjarja ka ndodhur pranë ujëvarës së Gjeçajt, ku motoçikleta ku udhëtonin dy turistë çekë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.
Për pasojë është plagosur njëri prej tyre dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën….
7 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)