Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.
Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.