Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier.

Një motor është përplasur me një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit.

Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.