Motra avokate e Belinda Ballukut, Pamela Qirko është paraqitur këtë mesditë në SPAK, si përfaqësuese ligjore e zëvendës-kryeministres.
SPAK kishte thirrur sot zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa në selinë e Prokurorisë së posaçme ka mbërritur motra e zonjës Balluku, Pamela Qirko, me profesion avokate. Burimet thonë se numri dy i qeverisë shqiptare është thirrur nga SPAK si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.





