Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen sot nga banesat e tyre të tmerruar, pasi zjarri po u djeg banesat.

Me lot në sy, ata shprehen për gazetaren e Top Channel Bruna Kërçyku sesa të tronditur janë nga zjarri. Disa prej tyre mundohen të shpëtojnë edhe kafshët, bagëtitë e lopët, si të vetmet burime që kanë për të ardhura.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes lëshoi një njoftim urgjent ku u kërkonte banorëve të fshatrave Nart dhe Skënderbegas të Gramshit, e po ashtu banorëve të Delvinës, të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen./ Top Channel