Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, sot festohet një mrekulli e veçantë: 10 mami të këtij spitali jo vetëm që kujdesen çdo ditë për nënat dhe foshnjat, por edhe mbajnë brenda vetes një jetë të re.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, stafi i maternitetit vlerëson përkushtimin e tyre, duke e quajtur këtë moment “një dhuratë të rrallë dhe një simbol të jetës që përsëritet me dashuri çdo ditë”.
“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë. Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh: jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Ky moment i veçantë simbolizon ciklin e jetës dhe dashurinë e pafund që këto mami i japin profesionit të tyre, ndërsa tani përjetojnë edhe vetë gëzimin e pritjes së një jete të re.