
Gjatë ditës së djeshme në emisionin “Breaking” ka pasur një debat mes gazetarit, Blendi Mane me kandidatin e pavarur, Bojken Abazi.
E gjitha ka nisur në momentin kur Abazi po shprehej se i janë vjedhur votat dhe se në njësitë e numërimit nuk lejoheshin nga komisionerët vëzhguesit.
Mane nuk duroi dhe mori fjalën duke hedhur poshtë teorinë e kandidatit për deputet. Sipas tij, Abazi nuk ishte kandidat i pavarur, pasi kishte me vete edhe logon e Vetëvendosjes.
Abazi: Ne e kemi shpjeguar publikisht që jemi formalisht të pavarur dhe përmbajtës të Vetvendosjes.
Mane: Na dilni në rrugë me Albin Kurtin kryetarin e Vetëvendosjes ndërkohë që në fletën e votimit na dilni të pavarur. Bojken e di si mu duke në një moment si dëshmitar i Jehovait që troket në 20 dyer edhe kujton se të 200 familjet do të votojnë dëshmitarin e Jehovait.
Kosova në këtë kohë pandemie është vendi më i goditur edhe vendi që ka marrë më pak vaksina.
Një kryeministër që lë vendin e vet dhe vjen të bëjë fushatë ty, e imagjinon dot të vijë këtu në shtëpinë time e të flas për suvanë edhe për lyerjen. Albin Kurti dështoi siç dështoi Ilir Meta!
Abazi: Ju nuk keni minimumin e etikës, unë nuk e dija që do ishit ju… Të më kishte thënë gazetarja që do ishit ju nuk do kisha ardhur! Ju më ftuat sot për intervistë, kjo doli surprizë
Gjatë këtij diskutimi Bojken Abazi ngrihet dhe ikën i irrituar nga studio me shkakun se kishte ndodhur një sherr në KZAZ.