Gjirokastra u përfshi mbrëmjen e të martës nga reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje masive në qytet.
Situata u përkeqësua pas daljes nga shtrati të përroit të Ficos, duke bërë që uji të vërshonte në rrugicat e qytetit dhe disa biznese të përmbyten.
Në një prononcim për Top Channel, pronari i një dyqani syzesh optike tha se dëmet mund të arrijnë deri në 100 mijë euro.
Në rrugët e qytetit vazhdojnë të jenë të pranishme dherat dhe gurët e lënë pas përmbytja dhe vërshimi i ujërave.
Top Channel
