Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot për herë të parë emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Rama thasë në kohën kur ishte pjesë e PD, Sula nuk e ka kursyer as Ramën, por ama do presë të shohë se si do e bëjë punën që i është besuar.
“Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm, formimi juridik është i rëndësishëm…këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne…”, tha ai.



