Në muajin e Shenjtë të Ramazanit, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan mbrëmjen e djeshme Iftar për besimtarët.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau një videokartolinë nga atmosfera e iftarit, duke theksuar rëndësinë e momentit të bashkimit dhe ngrohtësisë familjare gjatë muajit të Ramazanit.
“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e mbrëmjes së ngrohtë rreth sofrës së iftarit, ju uroj një ditë të mbarë”,shkroi Rama në rrjetet sociale.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se sofra e Iftarit bashkon njerëzit e të gjitha besimeve. Ai shtoi gjithashtu se Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe se si të zbusë vetëveten.
