Gëzime Çavo, nëna e 16-vjeçarit që u plagos me thikë pas një sherri në shkollë në Delvinë, ka folur sot për “Shqipëria live”.

Ajo tregoi se sipas asaj që adoleshenti ka treguar, autorët e kanë thirru jashtë shkollës dhe e kanë sulmuar me thika. Ajo shtoi se i biri fatmirësisht kthehu shpinën pasi goditjen me thikë mund ta kishte marrë në zemër. I mituri ka disa plagë sipas nënës, në pjesën e shpatullës.

“Djali ka dalë nga spitali. Pas plagosjes e dërgoi në spital një shok. Sa i përket ngjarjes, një shok i kishte thënë që e kërkonin dhe ka dalë nga shkolla. Aty ka nisur sherri, djali ktheu shpinën se mund ta kishin gjuajtur me thikë në zemër. Duhet kontroll se si shkojnë këta fëmijë me thika në shkollë. Ai që e bëri këtë gjë mund të kishte qenë dhe tim bir. Djali është i plagosur, ka plagë në krahun e majtë, në shpatull. Që në datën 5 deri sot ai vazhdon me serum. Djalin e shtruan në spital dhe më pas e nxorën, nuk e di pse sepse nuk isha atje. Prindërit e fëmijëve të tjerë kanë ardhur në shtëpi, por nuk kemi folur. Nuk e di si është gjendja e djalit që ndërhyri për të mbrojtur tim bir. E falënderoj.”- tha ajo.