Kandidati i opozitës së bashkuar, Ermal Hasmja ka reaguar për herë të parë mbëmjen e sotme.

Ermal Hasimja: Nuk ma janë bërë gjithë jetën këto lloj propozimesh. Nuk më ka ndodhur që të shoh kushtet e duhura për një lloj angazhimi deri më tani. Në rastin konkret nuk i di ato angazhime, ndaj po pres, por për sa më përket mua, minimalisht e shoh si vlerësim.

Sikleti është tani, ai i të ndarit se si flas sot nga si flisja dje. E kam thënë para shumë kohësh, që mundësia më e mirë për opozitën në kushtet ku jemi është që e gjithë opozita të jetë e bashkuar që të marrë votat e saj dhe pastaj edhe ato të elektoratit gri. Ndaj kam menduar që një kandidat që nuk ka një ngarkesë politike do ta kishte më të lehtë të afrojë elektoratin gri.

Kam folur me persona të caktuar te Mundësia, konkretisht me Eraldin dhe dy nga emrat që kam propozuar vetë janë emrat që janë në atë listë Floriani dhe Edlira, ku përfshihem dhe unë.