Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, thotë se është ende herët për të folur për emra të përveçëm që aspirojnë të kandidojnë për bashkinë e Tiranës.

I pyetur për shprehjen e dëshirës së Braçes për Tiranën, Balla tha se “ka ende kohë deri në zgjedhje”.

“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet, dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla.

E ndërkaq, sa i pyetur nëse ka marrë një vendim për mungesën e Elis Spiropoalit në Kuvend, ditën që u votua për imunitetin e saj, Balla tha se sapo ta ketë një të tillë, do të njoftojë.

“Do ju njoftoj kur ta kem një vendim”, u shpreh ai teksa largohej.

Top Channel