Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka reaguar pasi ditën e djeshme mungoi në seancën paraprake për ish-presidentin.

Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Cakrani bën me dje se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa thekson se është në gjendje më të mirë shëndetësore. Në mbyllje, ai njofton se do t’i rikthehet aktivitetit ditor javën tjetër.

“Ja ku u takuam përsëri. Unë doja t’u falënderoja të gjithëve dhe bashkërisht një nga një për mesazhet që më keni nisur dje duke më uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tani jam mirë. Besoj se këto ditë do kthehem dhe do filloj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit shumë për interesin tuaj ndaj meje. Do shihemi javën që vjen”, shprehet Cakrani.