Policia kufitare e Murriqanit ka sekuestruar 37 kg drogë dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy “pronarëve” të saj.


Sipas policisë së Shkodrës droga është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona nga Puka, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.


Sipas policisë droga është gjetur gjatë kontrollit rutinë,  e fshehur në pjesën poshtë të serbatorit të karburantit dhe konkretisht janë gjetur 41 pako me lëndë narkotike kanabis sativa.


Mjeti ku udhëtonin dy shtetasit nga Puka po udhëtonte drejt Malit të Zi. Policia po punon për zbardhjen e origjinës dhe destinacionit përfundimtar të drogës.


25 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)