Kryesocialisti Edi Rama ka vazhduar me ironitë ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, duke e krahasuar përsëri me buf. Këtë herë, Rama përdori një video të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku Berisha shfaqet duke kërcyer me Fredi Belerin me muzikë greke, duke shtuar kështu edhe një dimension të ri talljeje.

Rama gjithashtu publikoi një deklaratë të Berishës nga disa vite më parë, ku ky i fundit e akuzonte për nënshkrimin e marrëveshjes që i kishte dhënë Greqisë 12 milje territore ujor. “Ka bërë aktin më të rëndë anti-kombëtar në historinë 104-vjeçare të këtij vendi… Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë”, citohet Berisha në deklaratën e tij të mëparshme.