Pakënaqësia


Myftiu i shkodres_1Kremtimet e festës së Kurban Bajramit dje në Shkodër kanë marrë ngjyra politike. Myftiu i Shkodrës, Muhamet Syrtari, nuk ka pranuar të presë deputetin dhe përfaqësuesit socialistë të këtij qyteti, të cilët kanë shkuar për të uruar për festën e Kurban Bajramit. Nga burimet mësohet se deputeti socialist, Namik Kopliku, dhe kreu i socialistëve të Shkodrës, Luan Heta, kanë hyrë në xhami, por myftiu Muhamet Sytari është larguar. Nuk dihen arsyet e veprimit të myftiut të Shkodrës, por mësohet se grupi i përfaqësuesve socialistë është pritur nga zëvendësi i tij. Gjatë faljes së mëngjesit, në fjalën e tij, imami Muhamet Syrtari në xhaminë e madhe të Shkodrës është ndalur te vlerat e bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe ka vijuar fjalën kundër ekstremizmit dhe ekstremistëve.