Deputeti i PD, Dashnor Sula ka bërë një denoncim në lidhje me Kuvendin, teksa qëndronte i ulur këmbëkryq para godinës.
Ai ka treguar karrigen e tij që e nxori jashtë sallës, duke thënë se Kuvendi i ka dhënë opozitës faturën për karriget e djegura, ndërsa sipas tij kanë futur vetë në sallë po të njëjtat dhe jo të reja.
“Ne na dhanë faturën për t’i paguar, vetë i kanë futur karriget e djegura për të reja. Këta duan të vjedhin edhe këtu”, tha ai.



