Në një bisedë të zbardhur nga përgjimet e SkyEcc që daton më 10 nëntor të vitit 2020, Ermir Dedja bisedon me Elidon Avdylin në lidhje me përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ermir Dedja e paraqet veten si ‘misionar i dërguar për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqij’.
“Ne na ka prurë Zoti me maru robt e këqij, me pastru terrenin që të rritet brezi i ri me qytetarizëm të mirë pa negativa vërdallë”, thuhet në bisedën e shkëputur nga përgjimet e SkyEcc.
Në bisedë, Ermiri i dërgon Elidonit foto nga armët, për të cilat i thotë se i ka pastruar me vaj.