Efektivët e RENEA-s kanë paralajmëruar ditën e sotme se do të ngrihen në protestë, për pagat dhe gradat e tyre.

Mësohet se efektivët kanë paralajmëruar se do protestojnë pasi ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga, e se do të marrin grada.  Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme. 

“Na kanë mashtruar me gradat dhe pagat. Do protestojmë para Ministrisë së Brendshme, na bashkohet ‘Sindikata’. Na kanë barazuar me kursantët e Akademisë. Jemi mashtruar, po na trajtojnë si student akademie”– thonë ata për mediat.