Drejtuesja politike për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen për Bashkinë, Belinda Balluku ka bërë daljen e parë në publik me kandidaten socialiste, Ogerta Manastirliu. Në një status në faqen e saj në facebook, Balluku shkruan se e gjithë skuadra socialiste do të jetë në krah të ish ministres, teksa shprehet e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Statusi i Ballukut:

Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen… Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.

E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty Ogerta Manastirliu dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di.