Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të Policisë. Gjatë tubimit, një prej qytetarëve u është drejtuar efektivëve me thirrjen “Na lini të protestojmë”, duke kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë për të liruar hapësirën e bulevardit, duke shtyrë protestuesit dhe duke i zhvendosur drejt trotuarit. Tensionet mes qytetarëve dhe efektivëve vijojnë në zonën përpara Kryeministrisë.