Djali i Servet Pëllumit ka mbajtur fjalën e lamtumirës në ceremoninë mortore të babait të tij.
Thellësisht i prekur, Arben Pëllumbi ka falenderuar të pranishmit, teksa të atit i është drejtuar me emrin profesor në përshëndetjen e tij të fubdit.
“Familjarë, miq, shokë, kolegë bashkëpunëtorë që jeni sot këtu apo nga pamundësia ndodheni shpirtërisht pranë nesh, të gjithë që na keni qëndruar pranë në emër të familjes ju falenderoj

Sot i japim lamtumirën njeriut më të shtrenjtë të jetës sonë. Humb një shtyllë, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitët. Na mësoi se jeta duhet jetuar me ndërshmëri, përgjegjësi dhe dashuri. Të mo ulim kokën përballë padrejtësive. Fjalët e tij do të na shoqërojnë përgjithmonë, sot e them me krenari që jam djali I tij

Ai do të jetojë gjithmonë te ne për mënyrën si jetojmë. Ka lënë një dritë të fortë shembullin e jetës së tij”- shprehet Arben Pëllumbi