Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në ambientet e SPAK këtë të premte.

Gjatë mbërritjes në oborrin e Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nga herët e tjera kur ka shkëmbyer batura dhe është shfaqur pozitive, sot nuk ishte kështu. Kryemadhi pati një përplasje me gazetarët që ndodheshin aty pranë.

“Na morët shpirtin”, thotë Kryemadhi drejtuar gazetarëve.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.