Ka nisur procedimi penal ndaj shtetases S. F., 26 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas hetimeve, dy shtetas italianë, T. W., 39 vjeç, dhe W. Y., 36 vjeç, kanë kallëzuar në polici se 26-vjeçarja u kishte kërkuar dhe përfituar një shumë parash me pretendimin se do t’u siguronte një leje qëndrimi dhe pune në Shqipëri për vëllanë e njërit prej tyre, një shtetas nga Nigeria.
Pasi kanë kryer pagesën, të dy italianët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë dokument dhe se shtetasja S. F. nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e saj.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa e dyshuara po hetohet në gjendje të lirë.
