Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas lajmit të bujshëm të largimit të një prej figurave më kryesore të saj, ish-ministri Naspi Nacco. Ai mori vendimin për t’iu bashkuar Partisë Socialiste e kjo u bë pulbike pikërisht kur Nacco u shfaq në krah të Blendi Klosit, ministrit socialist që është njëherësh edhe drejtues politik i qarkut të Beratit.

Reagimi i parë i LSI-së, erdhi nga drejtuesi i qarkut politik Ardit Ccela, i cili e ka ironizuar thënien e Klosit se do të synojnë që më 25 prill të marrin mandatin e pestë.

“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shkruan Ccela në një reagim në rrjetet sociale.

Naço e njoftoi sot largimin e tij nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.