“Çështja që ky parlament duhet të debatojë është ajo e naftës. Kreu juaj I deklaroi socialistëve në Lushnjë se Evropa nuk e subvencionon më naftën, një mashtrim. Dhe ju që qeshni bëni skllavin këtu. Gjeni një shtet anëtar të bashkimit evropian që nuk subvencionon naftën për fermerët. Të shkosh t’iu thuash çdo gjë sepse janë socialist është e tmerrshme. Janë pjesa që djersin më shumë për prosperitetin e këtij vendi. Ju që jeni këtu, ose gjeni vendin evropian që nuk e subvencionon ose damkoseni liderin tuaj. Prandaj të bëjmë këtu një ligj që subvencionon naftën e fermerëve, si dhe atë të transportit publik”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.