Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për protestën e 17 prillit.
Ai tha se data 17 prill do të jetë një revoltë e fuqishme e shqiptarëve në mbrojtje të interesave më jetike.
“Do jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave te tyre më jetike. Mbrojtjes nga vjedhjet e qeveritarëve, vokacionet të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.”, tha ai.
Sakaq kryedemokrati u ndal te çmimet e karburanteve, duke thënë se nafta është gjaku i ekonomisë dhe ka ndikim të fuqishëm.
“Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikimin më të fuqishëm. E gjitha bota perëndimore është angazhuar në lehtësime të barrës fiskale të naftës, ndërkohë Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të ngritjes së çmimeve. Ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë Gjermania në një akt para tre ditësh vendosi të dyfishojë subvencionet për naftën për fermerët. Edhe Suedia uli TVSH e ushqimeve në 6% nga 12 që ishte”, theksoi kreu i selisë blu.
“Nafta, gjaku i ekonomisë”, Berisha për protestën e 17 prillit: Do jetë revoltë e fuqishme e shqiptarëve në mbrojtje të interesave jetike
Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për protestën e 17 prillit
