Rritja e çmimit të naftës në botë solli produkte bujqësore më të shtrenjta në vendin tonë.
“Speci është nga Greqia dhe është rritur me 10-20 lekë më tepër për kilogram, po ashtu vlen edhe për patëllxhanin dhe domaten e importit. Kjo e fundit ka pësuar rritjen më të madhe”, u shpreh tregtarja.
Për qytetarët këto produktet janë të pakonsumueshme, jo prej shijes por prej çmimit të kripur.
“Janë shtrenjtuar shumë nuk mund t’i blejmë. Unë nuk i afrohem produkteve të shtrenjtë, marr nga më të lirat. Ja më shtrenjtë nga të gjitha është domatja”, shprehen qytetarët.
Klima mesdhetare e Shqipërisë ka shpëtuar nga rritja e çmimeve disa prej perimeve që në kultivohen masivisht në sera si trangulli dhe kungulli, por ku konstatim nuk vlen për produktin e mashurkës.
“Kungulli është i lirë se është vendi, ndërsa mashurka prodhohet në Shkodër, por mbillet shumë pak”, u shpreh tregtarja.
Rruga që përshkojnë kamionët e importit është e njëjta në kilometra, por jo në kosto. Shtrenjtimi i lëndëve djegëse pritet të ndikojë edhe në ngritjen e inflacionit për muajin mars.
“Nafta përfshin afërsisht 50% të kostove në sektorin e transportit në total për qytetarët shqiptarë rritja e çmimeve të perimeve ka shkuar në 20%”, u shpreh Eduart Gjokutaj, eksperti i ekonomisë.
Nga ana tjetër deri më tani produktet bazë të shportë si vaji, mielli dhe makaronat për qytetarët kanë të njëjtat vlera që shënonin në kohë paqeje.


