Qytetarët kanë zhvilluar një tjetër protestë në Prishtinë, duke bllokuar rrugën pranë komisariatit, në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kjo shënon natën e nëntë të protestave të organizuara pas ngjarjes së rëndë të 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.
Për vrasjen e Arlinda Zekajt dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pas ngjarjes. Përmes këtij aksioni, aktivistet kërkojnë që të hetohet përgjegjësia e zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në rast dhe që ndaj tyre të ketë ndjekje penale dhe dënime me burg.
