Programi që preku zemrat, “Për Shqiptarët”, mbyllet sot me emocione të mëdha, por përtej kësaj, edhe natën e sotme do të trajtohen dy histori sa të ndryshme aq edhe të veçanta.

Historia e parë është ajo e Deartit, i cili ka lindur para kohe, gjë që solli intubimin e tij të menjëhershëm pasi ai u diagnostikua me një sëmundje të keqe në kokë.

Liria dhe Vladimiri u njohën para 5 vitesh dhe vendosën t’i lidhin jetët me njëri-tjetrin.

Vladimiri punonte si mësues, ndërsa Liria si oficere policie, dy njerëz të thjeshtë, që çdo ditë ndërtonin me punë dhe dashuri jetën e tyre.

Tre vite më vonë, mësuan se do të bëheshin sërish prindër dhe vendosën që ta quanin Deart, që do të thotë “Diell i artë” pasi besonin se ai do të ishte drita e tyre.

Por, Liria pësoi rritje të menjëhershme të tensionit. Mjekët u përpoqën për ditë me radhë ta stabilizonin. Ata thanë se duhej të ndërhynin pasi ishin në rrezik edhe nëna, edhe fëmija.

Dearti lindi para kohe e u intubua menjëherë. Ai kishte një sëmundje që i prekte trurin e duhej të nisej menjëherë jashtë vendit.

Zemrat e shqiptarëve u bënë bashkë e Dearti u dërgua menjëherë në Spitalin Bambino Gesù në Romë.

Liria ka 4 muaj pa e parë djalin e saj të madh, Lindin, ndërsa gjyshe Alia është bërë një nënë e dytë për të.

Në studion e “Për Shqiptarët” është gjyshe Alia e cila tregon se deri më sot ka pasur një peng të madh.

“Të marrë në krahë Deartin e vogël, ti ndjejë aromën e ta shohë të buzëqeshë”, u shpreh gjyshja.

Por lakmi i mirë erdhi, pasi “Fondacioni Firdeus” i mundësoi kurimin Deartit të vogël dhe ai rikthehet sot në studio i shëruar, direkt nga Italian.