Gazetari dhe publicisti i njohur Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani, në orët e para të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar për gazetën “Tema” nga familjarët e gazetarit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër.

Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij.

Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet në media.

Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.