Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i Forcave të Armatosura është ndarë nga jeta.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi shprehu sot ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin e Qorllarit në formimin e brezave të rinj të ushtarakëve.

“Me dhimbje kam mësuar për ndarjen nga jeta të Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i përkushtuar i Forcave të Armatosura”, thekson Nufi në një postim.

Nufi shprehet se Qorllari la gjurmë përmes dijes dhe punës së palodhur, si në formimin e brezave të rinj të ushtarakëve, ashtu edhe në jetën e kolegëve me të cilët shërbeu.

“I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehsh në paqe, Nënkolonel!”, përfundon mesazhi i ministrit Nufi.