Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që ishte nisur drejt Gazës për të dërguar ndihma humanitare, po që u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare, është ende i paditur.
Nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, apo e Ambasadës shqiptare në Izrael, nuk ka ende një reagim apo informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij shëndetësore.
Bashkëshortja e tij Eriselda Balliu, tha dy ditë më parë se kishte komunikuar me Ambasadën shqiptare në Izrael si dhe me Ministrinë e Jashtme në vend, por askush nuk e ka vënë në dijeni për vendndodhjen e bashkëshortit të saj.
