Një 15-vjeçar është proceduar penalisht sot në Tiranë, pasi u kap duke hsitur fishekzjarrë.
Mësojet se i mituri po i shiste lëndët piroteknike në kundërshtim me ligjin në rrugën “Besim Cera” në kryeqytet. Në momentin që është shoqëruar nga policia, 15-vjeçari ka kundërshtuar dhe goditur efektivët.
“U referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur 15 vjeç, për veprat penale ‘Goditja për shkak të detyrës’ dhe ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse’, pasi ditën e sotme, në rrugën ‘Besim Cera’ shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Në momentin e shoqërimit 15-vjeçari ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë”, njofton policia.




