Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me trishtim të thellë pas ndarjes nga jeta të Artan Lames. Në një postim në rrjetin social Instagram, Rama e cilëson lajmin si të pabesueshëm dhe tepër të dhimbshëm.

“🔘I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët💔”, shkruan kryeministri.

Lame, një figurë e njohur në jetën publike shqiptare, ka lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në radhët e miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)