Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Enver Petrofski në moshën 71-vjeçare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Petrofski ishte një aktor i jashtëzakonshëm si dhe një njeri i dashur.

“Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe…  Prehu në paqe Enver Petrofski”, shkruan Rama.

Enver Petrovci luajti rolin e Hamletit, Makbethi, Jul Cezarit, si edhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.

Kush ishte ikona e kinematografisë

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.