Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji i cili ndërroi jetë pasditen e sotme.
Shehu e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor duke shtuar më tej se ai do të kujtohet nga të gjithë si një model.
Artur Zheji ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak, ndërsa ishte duke drekuar me familjen e tij në Sarandë.
Postimi i Tritan Shehut:
Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit! Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij.
Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!