Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej figurave themelore të së majtës shqiptare, Servet Pëllumbi.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama i ka dhënë lamtumirën me fjalët: “Lamtumirë profesor i dashur”, duke shprehur respektin për kontributin e tij në jetën akademike dhe politike të vendit.

Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së tranzicionit në Shqipëri, si dhe një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.