
Në ditën e fundit si president i vendit, Ilir Meta u është drejtuar qytetarëve me një mesazh në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Përmes këtij postimi, Meta deklaron se ishte nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të ishte në krye të shtetit këto 5 vite.
Meta në mesazhin e tij uron të gjithë shqiptarët të kenë mbarësi në familje, si dhe uron për kombin tonë më të mirën.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta në “Facebook”.