Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e hapjes në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë.
Rama u shpreh se Evropa është një rrugëtim, ndërsa theksoi se është nder për Shqipërinë që pret liderët europianë.
“Ky rrugëtim është bërë shumë më i vështirë. Më besoni se është vërtet një nder për të gjithë vendin tim për të gjithë popullin shqiptar që të ju mirëpres në këtë shtëpi të ndërtuar për komunitetit politik europian në Tiranë. Që nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropës. Ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës.”-u shpreh Rama.




