Ish- kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka zbuluar sonte në “Top Story” me Grida Dumën, përplasjet mes dy institucioneve të larta të drejtësisë, SPAK dhe BKH.
Balla se për pesë vite që Aida Hajnaj drejtoi Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime por nuk morën zgjidhje. Ai tha se për të zgjidhur këtë përplasje, ndërhynë edhe ndërkombëtaret.
“Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.
Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat. Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”-u shpreh ish kreu i KLP.