Këshilli i Qarkut Elbasan ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në vlerësim të kontributit të tij të spikatur fetar, kombëtar dhe shoqëror.

Në motivacionin e këtij vlerësimi theksohet roli i tij si klerik, atdhetar dhe intelektual në përmbushjen e misionit bektashian “Pa Atdhe, nuk ka fe”, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për promovimin e paqes dhe harmonisë njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, Këshilli vlerëson kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e traditave fetare, kulturore, historike dhe atdhetare në bashkitë e Qarku Elbasan, si dhe mbështetjen konkrete për projekte të ndryshme në dobi të komunitetit lokal.