Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë për 10 minuta seancën plenare në Kuvend, pasi ka marrë ankesa se në sallë vjen aromë e rëndë benzine.

Spiropali ka kërkuar që të verifikohet nëse lënda është benzinë, duke ndërprerë seancën.

Më herët, u përjashtuan nga seanca deputetja Elda Hoti dhe dhe Pertrit Doda sepse ishin ata që dyshohet se hodhën lëndën djegëse në sallë, me qëllim për t’i vendosur flakën karrigeve dhe tavolinave të deputetëve.