Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit pasditen e kësaj të marte, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në ujë.
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit është nxjerrë nga uji nga personat që ndodheshin në zonë, por fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa shkaqet që çuan në mbytjen e tij mbeten ende të paqarta.
